ASH reagon për protestat në Tetovë

0
95

Janë dhjetëra raste dhe tragjedi në të cilat kanë humbur jetën dhe
janë dëmtuar në forma të ndryshme shume qytetarë, si pasojë e
qeverisjeve të njëpasnjëshme të BDI-së dhe në asnjë prej tyre nuk ka
të arrestuar. Janë 14 bashkëqytetarë tanë të djegur në zjarr në
spitalin modular në Tetovë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar e as të
shkarkuar. Ndërkohë, kur qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi
për të gjitha këto tragjedi, policia dhe pushteti janë të shpejtë në
arrestimin dhe përndjeken e tyre.

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër arrestimin dhe çdo lloj tjetër të
presionit ndaj çdo qytetari dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të
protestuesve. Protesta është e drejtë demokratike dhe sigurohet me
kushtetutë, ndërsa revolta e shprehur në to është vetëm refleksion i
pakënaqësisë ndaj qeverisjes aktuale. Në protestë kishte familjarë që
kanë humbur më të dashurit e tyre. Ju bëjmë me dije se as opozitën dhe
as qytetarët nuk mund t’i frikësoni dhe demotivoni nga beteja për
drejtësi dhe përgjegjësi. Çdo presion i juaji do të ju kthehet si
bumerang.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here