“Zgjidh jetë, voto blertë” sllogani i BDI-së për zgjedhjet lokale

0
72

“Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen me 17 tetor. Gjatë prezantimit të slloganit, zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Bujar Osmani theksoi se Programi zgjedhor i BDI-së përbëhet prej pesë shtyllave që kanë për synim kryesor jetën më të mirë për qytetarët.

“Ne si BDI jemi përpjekur që të mbetemi parti e fjalës së dhënë dhe e veprës së realizuar, andaj jemi dakorduam me të gjithë kandidatët që t’i përmbahemi agjendës së blertë për të përmirësuar cilësinë e jetës.

E blerta nënkupton qytete të pastërta, pa mbeturina rrugëve edhe nëpër lagjeve, do të thotë ujë i pastërt në të gjitha komunat, ajër i pastërt për ne dhe fëmijtë tanë. Është jetë, nënkupton dhe infrastrukturë moderne, energji të pastërt dhe të lirë për të gjithë qytetarët duke krijuar vende të qëndrueshme të punës për t’i dhënë shtytje ekonomisë”, ka theksuar në Konferencën për shtyp zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here