28.8 C
Skopje

Reagon “Mollëkuqja” : Urgjentisht të eleminohet gjuha e urrejtjes ndaj grave

Reagon “Mollëkuqja” : Urgjentisht të eleminohet gjuha e urrejtjes ndaj grave

Sot në Tetovë u protestua për të kërkuar përgjegjësi në lidhje me zjarrin në Spitalin Modular të Tetovës, në të cilin humbën jetën 14 persona.

Në këtë protestë u përdor gjuhë e ulët dhe seksiste ndaj kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit.

Sipas “Mollëkuqja” gjuha seksiste ndaj grave që janë aktive në sferën politike ka kohë që është prezente dhe dekurajon gratë që të përfshihen në politikë, andaj kërkon nga institucionet të reagojnë dhe të dënojnë një gjuhë të tillë.

REAGIMI I PLOTË I MOLLËKUQES:

Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” me vëmendje ndjek gjuhën e urrejtjes ndaj grave në politikë në këtë periudhë parazgjedhore. Konsiderojmë se ende pa filluar zyrtarisht fushata ka filluar të ushtrohet një gjuhë seksiste dhe urrejtjeje ndaj kandidateve gra në këto zgjedhje lokale.

Përdorimi i kësaj gjuhe ishte prezent edhe sot në protestën e organizuar në Tetovë. “Mollëkuqja” beson fortë se gjuha e urrejtjes dhe seksiste e cila synon të nëpërkëmbë dinjitetin e grave në politikë duhet të ndalojë, ndërkaq ftojmë institucionet relevante që të ndërmarrin masat konkrete në mënyrë që kjo retorikë të mos “normalizohet” ashtu si deri sot janë normalizuar shumë veprime të pahijshme në vendin tonë.

Gjuha seksiste dhe e urrejtjes ndaj grave në politikë rrezikon seriozisht që të frikësojë dhe të ndalojë përfshirjen në politikë të vajzave dhe grave të cilat janë të interesuara. Për këtë, bëjmë thirrje që qytetarët, partitë politike si dhe i gjithë opinioni i gjerë në Maqedoninë e Veriut të jenë të kujdesshëm me gjuhën të cilën e përdorin ndaj grave.

“Mollëkuqja” kërkon nga të gjithë palët e përfshira në këtë proces, të reflektojnë disiplinë si dhe të zhvillojnë një fushatë zgjedhore ku do të mbizotërojë demokracia dhe paqja si dhe ku do të respektohen vlerat e shtetit të së drejtës.

TË FUNDIT

Shpejtim Bajoku, i bronztë në Lojërat Mesdhetare

Boksieri Shpejtim Bajoku është ndalur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen të Oran Të Algjerisë. Megjithëse humbi, Bajoku e ka fituar medaljen...

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...