Ka filluar edicioni i ri, por vetëm tani Real Madridi ka prezantuar fanellat e reja.
Në fakt “Los Blancos” kanë prezantuar fanellat e para dhe të dyta, por sot ka ardhur prezantimi i fanellës së tretë.
Fanella e tretë është ngjyrë e gjelbër derisa jaka e rrumbullaket është me të zeza e vijat në krah me të bardha.
Kjo fanellë është prodhuar nga gjiganti i veshmbathjeve sportive “Adidas” që është edhe sponsori i Real Madridit.
Fanella e re e Realit është pritur shumë mirë nga tifozët madrilen në rrjetet sociale, derisa ajo tanimë ka dalë në shitje.