Filipçe: Spitalet modulare janë model pa të cilin asnjë vend nuk do të mund ta menaxhonte krizën

0
86

Nuk i iki përgjegjësisë dhe pyetjeve. Çdoherë jam i kapshëm për cilën do pyetje dhe nuk ka tentim për defokusim, por sistemi shëndetësor është kompleks dhe duhet të menaxhohet, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili në konferencën për shtyp në Qendrën klinike i kumtoi numrat për gjendjen më të re me Kovid-19 në vend.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetar[ve lidhur me tragjedinë në Tetovë, Filipçe tha se spitali modular është lëshuar pasi që kompetentët konfirmuan se janë kontrolluar të gjitha instilacionet, rryma, kanalizimi dhe nëse personeli sillet në pajtim me udhëzimet.

Ministri përsëriti se spitalet modulare janë koncepti që e përdorë e tërë bota sepse mundësuan të hospitalizohen të gjithë pacientët me Kovid-19. Edhe tani ka numër të madh të pacientëve të cilët po mjekohen në objekte të tilla.

“Spitalet modulare janë model pa të cilin asnjë vend nuk do të mund ta menaxhonte krizën. Krijuam 700 shtretër spitalorë për më pak se dy muaj. Alternativë e kësaj do të ishte skenari italian, të mos ketë njerëzit ku të vendosen dhe të mos mund t’u ndihmohet. Në situatë të pandemisë vetëm spitali modular është zgjidhje. Për spitalin modular në Tetovë na njoftuan se janë kontrolluar të gjitha instilacionet, rryma, kanalizimi dhe nëse personeli sillet në pajtim me udhëzimet. Të gjithë konfirmuan se gjithçka është në rregull”, tha Filipçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here