2.8 C
Skopje

Vaksinë Pfizer për fëmijë 6 muajsh deri 5 vjeç

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer do t’i drejtohet administratës amerikane për ushqim dhe barna (FDA) për të vaksinuar fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç. “Politico” shkruan se zyrtari kryesor financiar i kompanisë Pfizer, Frank D’Amelio, tha se Pfizer dhe Biontech do të aplikojnë në muajin nëntor për miratimin e FDA-së për vaksinën Covid-19.

D’Amelio është shprehur se aplikimi për miratimin e vaksinës për fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç do të ndodhë pas dorëzimit të kërkesës për miratim tek moshat 5 deri në 11 vjeç.

Vaksina Pfizer/Biontech, e miratuar nga FDA në Gusht, ishte vaksina e parë e licencuar plotësisht kundër Covid-19 e miratuar për përdorim në SHBA ndërsa është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për personat mbi 12 vjeç.

TË FUNDIT

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov, gjatë ditës së sotme do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Petkov në Shkup vjen...

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...