18.8 C
Skopje

Mbledhja e qeverive Maqedoni e Veriut – Kosovë, këto janë 11 marrëveshjet që do të nënshkruhen

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të nënshkruajnë 11 marrëveshje bilaterale në takimin e sotëm të përbashkët në Shkup.

Njëra ndër to do të jetë edhe studim i fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë dhe rregullimi kufitar të komunikacionit hekurudhor.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.

“11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, ka shkruar Dalipi në Facebook.

Mbledhja e dy qeverive është duke vazhduar, derisa pritet që përmes një ceremonie solemne të nënshkruhet marrëveshjet. /Telegrafi/

TË FUNDIT

FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror. Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos,...

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...