Hoxha: Paguam gjithësej 230.1 milionë denarë subvencione

0
96

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural në llogaritë e 4.846 subjekteve ka paguar gjithsej 230.1 milion denarë si subvencione.Tre denarë për kilogram u jepen kopshtarëve të cilët prodhimin e realizuar nga sipërfaqet e raportuara e kanë dorëzuar në kapacitetet përpunuese.

Sot, për këtë masë në llogaritë e 3,310 kopshtarëve, janë paguar 168.9 milion denarë. Dje, është paguar edhe mbështetja financiare për kopshtarët të cilët vitin e kaluar kanë prodhuar lakër në periudhën nga 5 prilli deri më 5 maj 2020. Kështu me këtë 708 persona që kanë prodhuar lakër pranverore nga fillimi i prillit deri në fillim të majit të vitit të kaluar dhe të njëtën ua kishin dorëzuar grumbulluesve të regjistruar kanë përfituar 3 denarë për kilogram, gjegjësisht mbështetje financiare prej 30.4 milionë denarësh.

Gjithashtu mjete financiare kanë përfituar edhe të gjithë fermerët që prodhimin e tyre të kulturave të frutave i kanë dorëzuar në kapacitetet prodhuese.Për këtë masë, janë paguar gjithsejt 167 milionë denarë për 172 kultivues të frutave, përkatësisht tre denarë për kilogram për fruta të prodhuara dhe të dorëzuara në kapacitete përpunuese. Ndërkaq nesër, mbi 14 milionë denarë do të paguhen në llogaritë e 656 pronave të vogla bujqësore.Pagesa e masave të mbetura do të vazhdojë në periudhën e ardhshme, sipas dinamikës së pagesës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here