14.8 C
Skopje

Francë/ Kemi vrarë një udhëheqës të Shtetit Islamik

Franca ka thënë se ushtria e saj e ka vrarë udhëheqësin e grupit ekstremist Shteti Islamik në Sahara. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Adnan Abu Walid al-Sahrawi “u neutralizua nga forcat franceze”.

“Ky është një sukses tjetër i madh në luftën tonë kundër grupeve terroriste në Sahel”, tha Macron përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Franca nuk njoftoi për lokacionin dhe kohën se kur u vra al-Sahrawi.

Shteti Islamik në Saharanë e Madhe vepron në ish-kolonitë franceze të Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit.

Militantët në këto vende shënjestrojnë forcat e sigurisë dhe civilët.

Al-Sahrawi kishte marrë përgjegjësinë për një sulm të vitit 2017 që la të vrarë katër ushtarakë amerikanë dhe katër pjesëtarë të ushtrisë së Nigerit.

Në gusht të vitit 2020, Sahrawi personalisht urdhëroi vrasjen e gjashtë punonjësve humanitarë francezë dhe shoferit të tyre nigerian.

Franca mban në rajonin e Sahelit rreth 5 mijë trupa që luftojnë grupet terroriste. Ata janë vendosur atje që kur ndodhi një grusht shteti në Mali më 2012, që nxiti kryengritjen islamike në veri.

Megjithatë në fillim të këtij viti Franca njoftoi se ka në plan të zvogëlojë atë forcë në 2,500 deri në 3,000 trupa në vitet e ardhshme./ REL

TË FUNDIT

ALI AHMETI : Kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar popullin shqiptar me rastin e ditës së flamurit. Ahmeti mes tjerash ka shkruar;109 vjetori i...

Ky është mesazhi i Grubit për 109 vjetorin e pavarësisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një ostimi në faqen e tij zyrtare në facebook...

Rexhepi: Kjo ditë e madhe e kombit tonë, sot e përjetë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë

Deputeti Kastriot Rexhepi ka uruar festën e 28 nëntorit, duke shkruar se kjo ditë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Urimi i deputetit...

Mesazh i fuqishëm i Abdulselam Selamit në Ditën e Flamurit: Dita e Flamurit me betimin për përgjegjësi më të lartë shoqërore!

Zëvendës drejtori i drejtorisë për të ardhura publike Abdulselam Selami vjen me një mesazh të fuqishëm për ditën e flamurit. Më poshtë mund të lexoni...

BERZH: Termocentrali i parë diellor në Oslomej, do të reduktohen ndjeshëm emetimet e CO2

BERZH sot ka njoftuat për investimin e ri në Oslomej, përkatesisht ndërtimin e termocentralit diellor. Krenarë që po investohet në inovacionin e gjelbër në Maqedoninë...