Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës do të zbatojnë kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit. 🇲🇰🇽🇰
Kjo parashihet me marrëveshjen që sot e nënshkruam në Shkup, me ministrin e Financave të Republikës së Kosovës, Hekuran Murati, në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qeverisë së Republikës së Kosovës .
Marrëveshja mundëson thjeshtësim të rregullimit kufitar të komunikacionit hekurudhor dhe shkurtim të kohës së pritjes në vendkalimet kufitare.
Lidhja më e mirë mundëson qarkullim më të shpejtë të:
njerëzve
mallrave
shërbimeve
Me aktivitetet e këtilla, kontribuojmë për kushte më të mira për komunitetin e biznesit, shkëmbim më të mirë tregtar dhe prosperitet për vendet dhe rajonin.