Bekteshi: Ditë historike për shtetet tona, nënshkruam 11 Marrëveshje bashkëpunimi

0
79

Seanca e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës!

Ditë historike për dy shtetet tona, nënshkruhen 11 Marrëveshje të rëndësishme ndërqeveritare!

Në kuadër të Senacës së përbashkët qeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, nënshkruajtëm Memorandum bashkëpunimi në mes Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë të Republikës së Kosovës lidhur me inovacionet!

Gjithashtu edhe për sektorin e energjisë nënshkruajtëm Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë së Ekonomisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj Sеance të përbashkët, sigurisht se në fokus të veçantë ishte edhe turizmi, ku nënshkruajtëm Marrëveshje për bashkëpunim në turizëm ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kjo Seancë e përbashkët është edhe një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyeshme fqinjësore mes dy shteteve tona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here