18.8 C
Skopje

Nuredini në takim me Presidentin Pendarovski para Konferencës Klimatike #COP26

Veprimi klimatik dhe zhvillimi i qëndrueshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte tema e bisedës në takimin e sotëm me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, përpara Konferencës Klimatike #COP26 që do të mbahet në nëntor të këtij viti.
Republika e Maqedonisë së Veriut u detyrua për një angazhim serioz për klimën me Kontributin e Azhuruar Kombëtar të Përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit, dhe kjo u konfirmua nga Strategjia e Veprimit Afatgjatë Klimatik e sapo miratuar me një plan veprimi, me propozimin e Ministrisë.
Е informova Presidentin Pendarovski për përparimin në përmbushjen e agjendës kombëtare të klimës dhe përgatitjen e Ligjit të parë për Veprimin ndaj Klimës dhe theksova nevojën për të siguruar rolin kryesor të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në koordinimin e të gjitha masave dhe aktiviteteve për zbutjen dhe përshtatjen drejt ndryshimit të klimës, por edhe planifikimit të investimeve të qëndrueshme, nëse duam të arrijmë qëllimet e përcaktuara klimatike dhe standardet mjedisore.
Në takimin koordinues, u diskutuan të gjitha sfidat kryesore në fushën e mjedisit me të cilat përballet MMJPH dhe vendi në tërësi. Theks i veçantë u vendos në pozicionet e vendit tonë që do të prezantohen nga Presidenti Pendarovski në Samitin e Lidershipit Klimatik në Glasgov, në kuadër të COP2 i shoqëruar nga unë.

TË FUNDIT

FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror. Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos,...

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...