Ganiu: Vendosëm gur-themelin e Sallës së re sportive në SHFK “Jashar Bej Shkupi”

0
117

Kryetari i Komunës së Çairit sot ka qenë prezent në SHFK “Jashar Bej Shkupi” ku është vendosur gur-themeli për ndërtimin e Sallës së re sportive. Donacioni për këtë sallë është nga ndërmarrja private “Bruti”, me pronar Nexhat Bruti.

Edhe një investim kapital në Komunën e Çairit. Sot vendosëm gur-themelin për ndërtimin e Sallës së re sportive në Shkollën Fillore Komunale “Jashar Bej Shkupi”.

Salla e re sportive është donacion i ndërmarrjes private “Bruti”, i biznesmenit Nexhat Bruti.

Vlera e donacionit: 12.500.000 denarë

Qëllimi i ndërtimit të objektit: Avancimi i arsimit dhe në përgjithësi i procesit edukativ, që është mjaft e rëndësishme për shoqërinë.

Salla do të mund të shfrytëzohet nga rreth 500 nxënës të kësaj shkolle, në kushte vere dhe të dimrit, me standardet më moderne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here