23.8 C
Skopje

BE-ja do të ndajë 200 milionë vaksina

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku do të ndajë 200 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në vendet joanëtare të BE-së, deri në mes të vitit të ardhshëm.

“Prioriteti ynë i parë dhe më urgjent është të përshpejtojmë vaksinimin global”, tha von der Leyen në fjalimin e saj vjetor para bllokut.

BE-ja tashmë është zotuar se do të ndajë 250 milionë doza të vaksinës.

Në fund të muajit të kaluar, 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë qenë plotësisht të vaksinuar.

Por, von der Leyen tha se është e shqetësuar nga normat e ndryshme të vaksinimit midis vendeve anëtare të BE-së.

Në fjalimin e saj, ajo përmendi edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE-së. \REL

TË FUNDIT

Disenjatori me koleksione unike me motive shqiptare

Nisi që i ri të merret me artin dhe të bukurën, për të vazhduar që me sukses ta jetësoj këtë dhunti me kreativitet në...

FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror. Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos,...

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...