29.8 C
Skopje

BDI i zgjat dorën shoqërisë civile

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në këtëmandat të ri i ka zgjatur dorën shoqërisë civile duke bërë pjesë të saj personalitete të shumta dhe të suksesshëm në sfera të ndryshme të cilët tashmë janë pjesë e Listave për këshilltarë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 Tetor.

Në këto zgjedhje lokale, Bashkimi Demokratik për Integrim ka hapur rradhët e veta për përfaqësues të shoqërisë civile të cilët tashmë janë pjesë e listave për këshilltar komunal, përfaqësues këto të cilët kanë dëshmuar veten se janë të denjë dhe të aftë të menaxhojnë dhe drejtojnë biznese e projekte të ndryshme, profesione të cilat kërkojnë mund dhe sakrificë e që të njejtin kontribut do e vazhdojnë edhe për të mirën e qytetarëve ndonëse tash në një formë më ndryshe.

Bashkimi Demokratik për Integrim javë më parë shpalli konkurs publik për këshilltarë në komunën e Gostivarit, në të cilin interesimi i qytetarëve ishte jashtëzakonisht i madh duke bërë kështu përzgjedhjen më të mirëpër qytetarët e Gostivarit, pasiqë shumica dërmuese e kandidatëve nga Iniciativa “Gostivari që dua” janë pjesë e listës për këshilltarë përfshirë dhe ata që kanë konkuruar në konkurs.

Në të gjithë degët, Bashkimi Demokratik për Integrim ka përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile në listat për këshilltarë komunal, me të vetmin qëllim që kontributi të jetë sa më i madh përmes vendim-marrjeve të përbashkët, për një standard të ri në nivel lokal.

TË FUNDIT

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...

Balerina ukrainase në frontin e luftës Ukrainë-Rusi

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, kjo e fundit është mbrojtur nga burrat ukrainas të vendosur në vijat e frontit. Mirëpo, në fillimet e...

Rritje e infektimeve me COVID-19, 798 raste të reja brenda javës

Brenda javës, rastet me COVID-19 kanë shënuar një rritje në Kosovë duke arritur 798 raste të reja brenda javës. Përgjatë 24 orëve të fundit janë...