2.8 C
Skopje

Banka u grabit si nëpër filma në Athinë, hajdutët përdorën një grua si mburojë (Video)

Autoritetet greke janë vënë në kërkim të personave që mesditën e së martës morën armët dhe grabitën një bankë në qendër të Athinës. Detaje të reja janë publikuar në media në lidhje me këtë ngjarje, e cila është në kufijtë e një skenari filmi pasi raste të tilla jemi mësuar që t’i shohim vetëm në ekranin e televiziorit.

ERT ka publikuar foto të dy personave të armatosur  brenda në bankë. Në atë moment ata marrin 11 mijë Euro dhe më pas largohen duke përdorur një grua si mburojë.

Një prej autorëve mban veshur pantallona të shkurtra, një kapele, maskë kundër koronavirusit, syze dhe një bluzë me mëngë të shkurtra. Tjetri mban një çantë shpine, ka veshur pantallona të shkurtra, ka maskë dhe ka një tatuazh në krahun e tij të majtë.

Grabitja ndodhi rreth orës 11:35 në zemër të Athinës. Dy hajdutët hynë në bankë dhe papritur nxorrën armët duke terrorizuar klientët. Me kallashnikovë dhe pistoleta në duar ata detyruan punonjësit që të mbushnin çantën me para dhe u zhdukën sa hap e mbyll sytë në rrugën Mitropoleos.

Sipas informacioneve që ka siguruar Protothema, të paktën 10 persona janë shoqëruar në polici, por nuk dihet nëse kanë lidhje me ngjarjen. Por përveç forcave të rendit në këmbë është ngritur edhe skuadra anti-terrorizëm në Athinë.

Kjo për shkak të disa dyshimeve që kanë. Mediat shkruajnë se grabitja është disi e çuditshme. Ajo që kanë thënë hajdutët në momentin e grabitjes është e dyshimtë, pasi mënyra se si kanë operuar është e njëjtë si guerrilët. Në fakt, mendohet se një prej tyre është një person me një precedent kriminal të theksuar dhe mendohet se është anarkist.

Mediat shkruajnë se ky person është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe parashikojnë që në momentin e kapjes do t’i rezistojë policisë. Megjithatë duhen ende shumë informacione për t’u siguruar për këtë hipotezë. Por prapë se prapë specifikat e veçanta të këtij individi ka bërë që në aksion të përfshihet anti-terrorizmi.

Autoritetet janë kthyer pas në kohë, në një grabitje që ka ndodhur para një muaji në Petralona. Ata po shohin videot për ta krahasuar me grabitjen e Athinës. Në Petralona shfaqen po ashtu dy persona me kapuç, një prej tyre që mban kallashnikov dhe një pistoletë të cilët hyjnë në Bankën Kombëtare dhe e grabisin. Të dhënat e para, flasin për persona të njëjtë të përfshirë në grabitje.

Sa i përket grabitjes së të martës, ajo ndodhi në qendrën e kryeqytetit grek, zonën më të populluar, me rrugë të mbushura plot me njerëz dhe trafik të rënduar. Grabitësit e kanë ditur që mundej edhe të arrestoheshin për shkak se mund të ngecnin në trafik. Prandaj mendohet se ata i ka pritur një furgon, ku janë fshehur dhe më pas arratisur. Prandaj dyshohet se pjesë e grabitjes të jetë edhe një person i tretë.

Autoritetet po mundohen që nëpërmjet kamerave të sigurisë, por edhe informacionit të dëshmitarëvve, të gjejnë rrugën që kanë ndjekur grabitësit. Po ashtu mendohet se ata e kanë analizuar mirë bankën. Dyshohet se grabitësit kanë vërejtur prej shumë kohësh lëvizjet që kryeheshin aty, derisa kryen aktin./tvklan.al

TË FUNDIT

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov, gjatë ditës së sotme do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Petkov në Shkup vjen...

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...