29.8 C
Skopje

Sot mbahet seanca e 50-të në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta fillojë seancën e 50-të. Në rend dite janë dyzet ligje  në lexim të parë dhe të dytë, vendime, interpretime autentike dhe raporte vjetore. Kjo është seanca  e parë pas pushimit vjetor të deputetëve.

Deputetët duhet të votojnë për propozim-vendimet për dërgim të ushtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare në Organizim të Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, Republika e Libanit dhe “EUTM RCA” në Republikën Arfikano-qendrore, si dhe disa ligje në lexim të dytë nga fusha e mjedisit jetësor si propozim plotësues i ligjit për menaxhim me mbeturinat, Propozim plotësues i ligjit për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit  për menaxhim me rrjedhat e veçanta të mbeturinave, Propozimi plotësues i ligjit për menaxhim me paketimet dhe mbeturinat nga paketimet dhe Propozimi plotësues i ligjit për menaxhim me rrjedhat plotësuese të mbeturinave.

Në rend dite janë edhe  Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për vendosje të sistemit për menaxhim me cilësinë dhe kornizën e përbashkët për vlerësim të punës dhe dhënie të shërbimeve në shërbimin shtetëror, Propozimi-plotësues i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shoqatat tregtare, Propozim i ligjit për ndryshime të Ligjit për metrologji, Propozimi i ligjit për ndryshime të Ligjit për kontroll të artikujve nga metalet e çmuara,  Propozimi plotësues i Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për zejtari dhe Propozimi plotësues i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kontroll të eksportit të mallrave dhe teknologjive  me përdorim të dyfishtë e të tjera.  Deputetët duhet të vendosin  edhe për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për nëpunës administrativ, në lexim të dytë të parashtruar nga shumica qeveritare. Me procedurë të shkurtuar janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim shëndetësor, ligjit për plotësime të Ligjit  për realizim të projekteve infdrastrukturore për ndërtimin e pjesës rrugore Milladinovc-Shtip dhe pjesës rrugore Kërçovë-Ohër, plotësimi i Ligjit për transport në trafikun rrugor, plotësimi i Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve, e të tjera.

Në këtë seancë është edhe Propozimi i llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, Propozimi i strategjisë për barazi gjinore 2021-2026, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme, të Ligjit për polici të Ligjit për veprimtari inovative të gjitha në lexim të parë. Në rend dite është edhe propozim ligji për barna, Propozim ligji për procedurën civile, Propozim ligji për pagesë të kompensimit në para të viktimave nga veprat penale me dhunë. Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lëndë të para minerale, Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për inspektorat shtetëror të tregut, të gjitha në lexim të parë.

TË FUNDIT

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...