2.8 C
Skopje

Raporti në revistën “Lancet”: Nuk ka nevojë për doza përforcuese

“Vaksinat anti –Covid janë tepër efektive edhe ndaj varianteve të reja të koronavirusit”

Vaksinat janë mjaft efektive në parandalimin e COVID-19 saqë nuk ka nevojë që qytetarëve t’u jepen  doza të treta.

Në këtë përfundim ka arritur një raport i disa shkencëtarëve, mes tyre edhe shkencetare nga OBSH-ja.

Disa vende, përfshirë Izraelin, kanë filluar të ofrojnë doza  përforcuese për shkak të frikës për variantin shumë ngjitës të Deltas, duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë  të evidentojë gjithnjë e më shumë faktin se ka ende shumë vende të varfëra në botë të cilat nuk kanë marrë dozat e para.

Raporti i “Lancet” thotë se dozat përforcuese nuk janë të përshtatshme në këtë fazë të pandemisë.

Autorët të cilët rishikuan studimet dhe provat klinike, zbuluan se vaksinat mbeten shumë efektive kundër simptomave të rënda të COVID-19, me të gjitha variantet e saj, përfshirë edhe atë të Deltas.

Variantet aktuale nuk janë të zhvilluara sa duhet për t’i rezistuar  përgjigjes imune të ofruar nga vaksinat dhe nëse shfaqen mutacione të reja të virusit shkenctarët thonë se është më mirë të ofrohet  një vaksinë e krijuar posaçërisht e cila lufton variantet e reja sesa shtetet të mbështen  në vaksinat ekzistuese.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje vazhdimisht për mos aplikimin e dozave të treta të koronavirusit deri për të paktën një vit.

OBSH-ja ka vënë si qëllim që të gjitha shtetet të vaksinojnë të paktën 10% të popullatës deri në fund të këtij muaji dhe të paktën 40% deri në fund të këtij viti.

Gjithashtu organizata dëshiron që të paktën 70% e popullatës botërore të jetë e vaksinuar deri në mesin e vitit të ardhshëm.

TË FUNDIT

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...

Ali Ahmeti: Çdo Janar kujtojmë personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Çdo Janar bëhemi bashkë në Sheshin Skenderbeu për të kujtuar personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skenderbeun që me shekuj...