18.8 C
Skopje

Pastrimi i parave, Shqipëria sërish me rënie

Shqipëria vijon ta përkeqësojë statusin e saj lidhur me pastrimin e parave. Kjo sipas raportit të fundit të bërë publik, ku del se kemi pësuar rënie në klasifikim.

Duke u vendosur si vendi ku kryhet më shumë në Europë ky aktivitet kriminal. Ndalimi i pastrimit të parave, është një nga kushtet për integrimin europian.

Denoncimin e ka bërë sot, deputetja dhe nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku.

Statusi i plotë nga Jorida Tabaku
Shqipëria bie me 28 vende dhe është parajsa e pastrimit të parave në Europë!

Një nga 15 kushtet e BE për të zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare dhe çelur zyrtarisht procesin përfundimtar të integrimit është lufta kundër pastrimit të parave.

Shqipëria ndërkohë gjendet në listën gri të MONEYVAL dhe konsiderohet nga Indeksi Bazelit si një nga vendet kryesore ku mund të pastrohen paratë.

Në Europë renditemi të fundit, ndërkohë që jemi fqinj me Taxhikistanin.

Sivjet indeksi na rendit të 72-it duke pasur rënie në raport me 2020: pastrimi parave është i pari në renditjen negative, pastaj korrupsioni dhe rryshfeti janë të dytët në renditjen problematike.

Një binom i pandashëm që njollos çdo përpjekje të shqiptarëve për të integruar vendin në BE.

Ndërtimi sidomos në Tiranë, investimet nga sipërmarrje me pikëpyejte në turizem me bekimin e qeverisë, lojërat e fatit janë sektorët që kanë njollosur Shqipërinë në këtë renditje, e po pengojnë rrugëtimin tonë në BE.

Pavarësisht retorikës së ditës, propagandës së rreme e çdo shfaqje që ngre tendat sa herë del Rama, faktet bërtasin!

Kjo mazhorancë nuk ka vullnetin dhe as dëshirën për të përmbushur kushtet dhe për të integruar vendin!

TË FUNDIT

FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror. Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos,...

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...