22.8 C
Skopje

Osmani: Forcuam rolin e gruas në MPJ, emëruam ambasadore

Sot filloi konferenca dyditore për promovimin e barazisë gjinore “Gratë në politikën e jashtme”, të cilën për herë të parë e organizon Ministria e Punëve të Jashtme, me iniciativë të zëvendësministres së Punëve të Jashtme Fatmire Isaki, nën kujdesin e Zonjës së parë Elizabeta Gjorgjievska.

Konferencën e hapi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili në paraqitjen e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e forcimit të rolit të gruas në politikën e jashtme, si dhe në sigurimin e rritjes së përfaqësimit të grave në proceset vendimmarrëse në vend. Promovimi i barazisë gjinore është në një linjë me synimet e Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm si dhe me zotimet e OSBE-së, me të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut do të kryesojë në vitin 2023.

“Në përputhje me zotimet shtetërore dhe ndërkombëtare, Ministria e Punëve të Jashtme mori përsipër detyrën për të forcuar rolin e gruas në politikën e jashtme dhe për të ngritur zërin për barazi gjinore. Në këtë drejtim, Ministria tanimë ka realizuar aktivitete, siç është emërimi i grave ambasadore nga radhët e profesionalistëve të Ministrisë, përfshirja e barazisë gjinore në projekt-ligjin e ri të punëve të jashtme dhe ngjashëm. Në këtë linjë është edhe organizimi i konferencës së sotme e cila duhet të shndërrohet në event vjetor, e cila do të shkaktojë organizimin e eventeve të tjera më të vogla, siç janë punëtoritë tematike, seminaret, tryezat e rrumbullakëta, krijimi i rrjeteve dhe i platformave të bashkëpunimit, etj. të cilët do të zhvillohen gjatë vitit” – theksoi Osmani.

Në panelin e parë “A mund ta ndryshojnë botën gratë e politikës së jashtme?”, paraqitje kishin Zonja e parë Elizabeta Gjorgjievska, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Fatmire Isaki, ndërsa në mënyrë virtuale morën pjesë edhe Ambasadorja holandeze për të drejtat e njeriut – Marriet Schurman, Kryetarja e “Femmes et Diplomatie” – Donnatienne Hissard dhe Alicia Herbet, Drejtore për Arsim, Gjini dhe Barazi në FCDO dhe e dërguar speciale për barazi gjinore në Kombet e Bashkuara.Në kuadër të konferencës do të miratohet një deklaratë e përbashkët, me të cilën do të krijohet rrjeti i grave diplomate nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

TË FUNDIT

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...