29.8 C
Skopje

Ganiu: “Tingujt e Çarshisë” sjellin më të mirën nga arti dhe kultura

Ganiu mirëpret tre tenorët e mirënjohur, Kastriot Tusha, Josif Gjipali dhe Mustafa Imeri në hapësirat e Komunës së Çairit. Gjithashtu e pranishme ishte edhe drejtoresha e QIK, Sermine Purini dhe dirigjenti Isak Shehu.

Në prag të fillimit të manifestimit tradicional “Tingujt e Çarshisë”, në organizim të Qendrës Informative Kulturore dhe Komunës së Çairit, ishte nderë dhe kënaqësi që isha sot nikoqir i tre tenorëve të mirënjohur Kastriot Tusha, Josif Gjipali dhe Mustafa Imeri, sikurse edhe dirigjentit Isak Shehu dhe drejtoreshës së QIK, Sermine Purini.

Zëri i mahnitshëm i tre tenorëve Tusha, Gjipali dhe Imeri, nën dirigjimin e maestros Shehu përmes Gala Koncertit – “Mbrëmje e Këngëve Lirike”, do të shënojë fillimin e manifestimit “Tingujt e Çarshisë” nesër (15 shtator) në Kurshumli Han.

Duke falënderuar artistët për vizitën e sotme theksova se “Tingujt e Çarshisë” është ndër eventet që i japin bukuri edhe më të madhe Çarshisë sonë të Vjetër me atë që sjellin në një vend më të mirën nga arti e kultura.

TË FUNDIT

Bislimi: Anëtarësimi i Finlandës në NATO duhet të bëhet sa më shpejt, e të pasojë me Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në konferencën e përbashkët me ministren finlandeze për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e...

Grubi: Urime Dita e pavarësisë Amerikë!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka uruar Ditën e pavarësisë së Amerikës. Grubi është shprehur...

Edi Rama uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Rama ka shtuar se Dita e Pavarëssisë së...

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...