29.8 C
Skopje

Enver Idrizi merr nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut

Enver Idrizi, kampioni i shumëfishtë botëror në karate ka shpërndarë sot për opinionin lajmin se është pajisur me nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut.

Në prononcimin e tij për Gazetën Koha, Idrizi ka faleminderuar për ndihmën dhe ndërmjetësimin për përfundimin e procedurave administrative meritorët për këtë çështje, udhëheqësin e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti,Zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe udhëheqësit e institucioneve kompetente për këtë çështje nga ky subjekt politik.

“Tani u pajisa edhe me pasaportë të këtij shteti dhe për këtë më duhet të falënderoj njerëzit që kontribuan në këtë që kjo të ndodhë, prej Ali Ahmetit, Talat Xhaferit, Artan Grubit, Nazim Bushit, e deri te ndihmësministri Xhevdet Azizi, i cili kreu një punë të mrekullueshme dhe me të cilin duhet të krenohen shqiptarët në këtë shtet për profesionalizmin e tij.

Më duhet të potencoj se gjithë kjo rrugë nisi me propozimin e mikut tim nga Shkupi Nuki Xhon, i cili më mbushi mendjen të rikërkoj të drejtën time. Të mos harroj të përmend edhe Lirim Dullovin, i cili qoftë me gazetën e tij KOHA, por edhe në shumë media tjera personalisht arriti të senzibilizojë opinionin e vendit për këtë padrejtësi. Sot mund të them se jam i lumtur që arritëm të bindim politikën të korrigjojë këtë padrejtësi dhe përveç meje, mendoj se edhe shumë shqiptarë të tjerë të lindur dhe rritur në këtë shtet do të pajisen me shtëtësinë që ju takon” – është shprehur Enver Idrizi.

TË FUNDIT

Bislimi: Anëtarësimi i Finlandës në NATO duhet të bëhet sa më shpejt, e të pasojë me Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në konferencën e përbashkët me ministren finlandeze për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e...

Grubi: Urime Dita e pavarësisë Amerikë!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka uruar Ditën e pavarësisë së Amerikës. Grubi është shprehur...

Edi Rama uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Rama ka shtuar se Dita e Pavarëssisë së...

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...