-2.2 C
Skopje

Zaev: Qeveria nuk duhet të dorëhiqet

Kryeministri Zoran Zaev, sot pas Forumit të Energjetikës së Maqedonisë 2021 u përgjigj në pyetjet e gazetarëve në lidhje me tragjedinë e ndodhur në spitalin modular në Tetovë. Ai tha se tragjeditë ndodhin gjithkund në botë dhe se qeveria nuk duhet të japë dorëheqje. Nga ana tjetër ai tha se nuk ka informacione se kush e ka kryer mbikëqyrjen e ndërtimit të spitalit modular në Tetovë, shkruan Portalb.mk.

Në pyetjet e gazetarëve se a do të tërhiqet Qeveria pas tragjedisë së ndodhur në Tetovë, Zaev tha se tragjeditë ndodhin gjithkund në botë. Ai tha se dorëheqja e ministrit Filipçe dhe zëvendësit Hasani si dhe drejtorëve Besimi dhe Etemi është një akt moral.

“Nuk mendoj se tërë qeveria duhet të japë dorëheqje.” tha Zaev.

Zaev tha se të funksionarët që kanë kërkuar dorëheqjen janë të obliguar të vazhdojnë punën e tyre derisa të emërohen zëvendësuesit e tyre.

I pyetur për mbikëqyrjen e ndërtimit në spitalin modular të Tetovës, Zaev tha se nuk ka informacion për këtë.

“Nuk kam asnjë informacion për mbikëqyrjen. Do të na japin me siguri institucionet përgjigje. Pranim-dorëzimi është i qartë i definuar për këto projekte, nuk do të hyja në detaje, por jam e sigurt se institucione do të japin përgjigje. Bëhet fjalë për objekte modulare të montuara. Projekt i Bankës Botërore që është realizuar përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, përmes linjës kreditore për nevojat e rasteve sociale në vend dhe në përgjegjësi për sistemin shëndetësorë.” tha Zaev.

Kujtojmë se të mërkurën rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Si pasojë e kësaj ngjarje, ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani  dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre, së bashku me dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Artan Etemin dhe Florin Besimi.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Daut Zeqiri

Ka ndërruar jetë Daut Zeqiri. Luftëtar dhe veteran i UÇK-s. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Zeqiri dhe bashkëveprimtarët...

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Qytetarët e RMV-s zgjedhin Ali Ahmetin si liderin më të besueshëm

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Anketa: BDI bindshëm e para te shqiptarët

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 17-19 janar 2022 me 1124 të anketuar të...

Ali Ahmeti kujton Rugovën në 16 vjetorin e vdekjes së tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në rrjetin social Facebook për ish Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin...