22.8 C
Skopje

Vaksinimi për rimëkëmbjen ekonomike

Afaristi nga Kosova, Shaqir Palushi kishte planifikuar që nga muaji shtator të realizonte disa vizita në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të siguronte tregje të reja për produktet e kompanisë së tij.

Palushi është pronar i kompanisë “Frutex” në Suharekë, që merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, produkte këto që janë të pranishme në tregjet e vendeve të ndryshme të rajoRimëkëmbja, nit dhe Evropës.

Por, konfirmimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta për udhëtime në BE për shkak të pandemisë, bëri që Palushi të anulonte vizitat e planifikuar.

Përveç vizitave, ai tregon është ftuar që të marrë pjesë edhe në panairin ndërkombëtar të ushqimit dhe pijeve “ANUGA”, që organizohet në Këln të Gjermanisë.

“Ne kemi konfirmuar pjesëmarrjen në këtë panair dhe kjo sigurisht se do të paraqesë problem përveçse do ta kemi të pamundur vizitën te partnerët tanë dhe nëse ndodh anulimi i pjesëmarrjes në këtë panair, do ta humbin mundësinë për gjetjen e tregjeve të reja. Pavarësisht panairit, ne na duhet lëvizja e lirë nga një shtet në shtetin tjetër që të sigurojmë tregje të reja”, thotë Palushi.

Rritja e madhe e numrit të të infektuarve dhe numrit të të vdekurve si pasojë e sëmundjes COVID-19, ka bërë që Bashkimi Evropian më 30 gusht të ndryshojë listën e vendeve të sigurta, duke e hequr Kosovën nga kjo listë.

Aktualisht në listën e vendeve të sigurta nga vendet e Ballkanit është vetëm Bosnje e Hercegovina.

Shteteve u jepet statusi i vendit të sigurt nëse regjistrojnë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit. Bashkimi Evropian përditëson çdo dy javë listën e vendeve që mund të konsiderohen të sigurta, varësisht situatës së tyre epidemiologjike.

Shaqir Palushi thekson se vështirësitë në lëvizjen e lirë, si pasojë e masave të fundit, ndihmojnë në eksportet e prodhimeve të kompanisë së tij.

“Mungesa e kontakteve me partnerët nga vendet e Bashkimit Evropian, qoftë për mua personalisht si pronar, por edhe personelit tjetër për eksport, ndikon në mosrritjen e eksportit sipas planifikimeve të kompanisë”, shprehet ai.

Deri më 12 shtator, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 357 mijë persona janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës, ndërkaq mbi 676 mijë kanë marrë një dozë.

Një person konsiderohet i imunizuar plotësisht, 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë vazhdimisht po u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, duke shtuar se ka vaksina të mjaftueshme. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka nisur bisedimet për sigurimin e një milion vaksinave të tjera për vitin e ardhshëm.

Edhe kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Hamdi Ramadani, thotë se vaksinimi është arma kryesore për normalizimin e situatës shëndetësore dhe ekonomike në vend.

Ai thotë se së fundmi është rritur interesimi i qytetarëve për vaksinim dhe përveç qendrave të vaksinimit, autoritetet kanë krijuar edhe ekipe mobile të vaksinimit.

“Me ardhjen e dozave të vaksinave (donacion) nga Shtetet e Bashkuara, ekipet mobile duhet të shtohen edhe nëpër shtëpi, lagje ku do të vaksinohen qytetarët sepse nuk ka mjet tjetër për përmirësimin e situatës. Kështu, autoritetet shëndetësore duhet të japin maksimumin që sa më shpejt të rrisin përqindjen e popullatës së vaksinuar. Në këtë mënyrë zvogëlohen rastet e personave të infektuar dhe shëndeti i qytetarëve dhe i ekonomisë së përgjithshme do të jetë më i sigurt”, thekson Ramadani.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka parashikuar se vaksinimi i qytetarëve të Kosovës mund të çojë në rritje ekonomike brenda vitit 2021.

Sipas shefit të këtij ekipit të FMN-së që bëri raportin për Kosovën, në muajin qershor, Gabriel Di Bella, rritja mund të ndodhë nëse programi i vaksinimit është i suksesshëm.

Sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, në territorin e Kosovës, thuhet se Qeveria e Kosovës obligohet që të sigurojë për të gjithë qytetarët vaksina të mjaftueshme kundër koronavirusit të ri.

Shpenzimet për vaksinën kundër COVID-19, sipas këtij ligji, i mbulon Qeveria e Kosovës nga buxheti i saj, nga donatorët apo përmes kredive që i merr shteti.

TË FUNDIT

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...