18.8 C
Skopje

UT nëpërmjet programit Erasmus plus do t’u mundësojë mbi 50 studentëve të ndjekin studimet nëpër Evropë

Tetovë, 13 shtator – Më shumë se 50 studentë nga të gjitha 13 njësitë akademike të Universitetit të Tetovës, semestrin dimëror 2021/22 do ta ndjekin në universitete të ndryshme të Evropës në kuadër të programit Erasmus+, informuan nga institucioni i arsimit të lartë.

Me këtë rast prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, prof.dr. Shefik Shehu, priti në një takim përcjellës studentët e përzgjedhur.

“Universiteti ynë, pret dhe përcjell studentë dhe staf akademik, në kuadër të platformës më të suksesshme për shkëmbim në botë, atë të Erasmus+. Me një strategji të mirëfilltë të ndërkombëtarizimit, Universiteti i Tetovës, është pozicionuar fuqishëm mes institucioneve më prestigjioze evropiane të arsimit të lartë”, informuan nga Universiteti i Tetovës.

Në takim, koordinatorja e programit Erasmus + në Universitetin e Tetovës, Shpresa Ademi, i informoi studentët për çështje logjistike dhe ndau informacione të përditësuara me ta.

TË FUNDIT

FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror. Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos,...

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...