14.8 C
Skopje

Selami sqarim për diasporën: Nuk keni nevojë të regjistroheni për herë të dytë

– S Q A R I M –

Të nderuar bashkëatdhetarë në mërgatë, e nderuara Diasporë e jona,

Të gjithë bashkëatdhetarët tanë në Diasporë që janë regjistruar në aplikacionin online gjatë procesit të vetëregjistrimit që ka filluar më 1 Mars e që vazhdon deri më 30 Shtator, NUK KA NEVOJË QË TË REGJISTROHEN SËRISH PËR HERË TË DYTË nga ana e të afërmve/familjarëve të tyre tani kur procesi i regjistrimit po zhvillohet këtu në Maqedoninë e Veriut.

Ajo që duhet të kemi vëmendjen tani janë bashkëatdhetarët tanë në Diasporë të cilët  ende nuk janë regjistruar. Ata duhet sa më shpejtë të regjistrohen. Tani regjistrimin ata mund ta bëjnë në dy mënyra: Ose të vetëregjistrohen në web faqen tonë https://census.stat.gov.mk, ose t’ua dërgojnë të dhënat dhe numrin amë familjarëve të tyre që ti regjistrojë këtu në Maqedoninë e Veriut atëherë kur do t’a vizitojë regjistruesi për t’a bërë regjistrimin.

TË DY VARIANTET E REGJISTRIMIT JANË VALIDE DHE NË RREGULL. Mvaret nga ju se cilën variantë do t’a zgjidhni.

Ndërsa nëse ka raste që janë regjistruar edhe në Diasporë edhe këtu, MOS KENI DERT sepse aplikacionin ashtu e kemi bërë qëllimisht që nëse dikush është regjistruar dy herë, do të ruhen të dhënat e rastit që i ka dhënë vetë qytetari/bashkëatdhetari. E në rast se nuk e ka bë regjistrimin në Diasporë por e ka bërë vetëm i afërmi i tij këtu në RMV, atëherë ruhet ai regjistrim. Pra  qëllimi është t’i përfshijmë të gjithë dhe asnjë të mos mbetet pa u regjistruar. Nuk ka dëm nga dy regjistrime por dëmi ndodhë nëse nuk regjistrohemi aspak.

DIASPORA REGJISTROHET DERI MË 30 SHTATOR!

REGJISTROHU EDHE TI!

TË FUNDIT

ALI AHMETI : Kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar popullin shqiptar me rastin e ditës së flamurit. Ahmeti mes tjerash ka shkruar;109 vjetori i...

Ky është mesazhi i Grubit për 109 vjetorin e pavarësisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një ostimi në faqen e tij zyrtare në facebook...

Rexhepi: Kjo ditë e madhe e kombit tonë, sot e përjetë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë

Deputeti Kastriot Rexhepi ka uruar festën e 28 nëntorit, duke shkruar se kjo ditë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Urimi i deputetit...

Mesazh i fuqishëm i Abdulselam Selamit në Ditën e Flamurit: Dita e Flamurit me betimin për përgjegjësi më të lartë shoqërore!

Zëvendës drejtori i drejtorisë për të ardhura publike Abdulselam Selami vjen me një mesazh të fuqishëm për ditën e flamurit. Më poshtë mund të lexoni...

BERZH: Termocentrali i parë diellor në Oslomej, do të reduktohen ndjeshëm emetimet e CO2

BERZH sot ka njoftuat për investimin e ri në Oslomej, përkatesisht ndërtimin e termocentralit diellor. Krenarë që po investohet në inovacionin e gjelbër në Maqedoninë...