18.8 C
Skopje

Këshilli i Sigurisë mbledhje në Kabinetin e Presidentit, temë diskutimi personat nga Afganistani

Gjatë ditës së sotme (13.09.2021) me fillim prej orës 12:00 në Kabinetin e Presidentit të Shtetit, do të mbahet seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kështu njoftojnë nga Kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentit Pendarovski në mbledhje do të merr pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu, drejtori i Qendrës për menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksuti.

Në mbledhje do të diskutohet për personat e ardhur nga Afganistani që qëndrojnë në vendin tonë dhe për sistemin për menaxhimin me kriza. /Telegrafi/

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...