“Kthehu në punë”, kanë qenë fjalët e doktorit Ilir Hasani.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, doktori Ilir Hasani ka lajmëruar opinionin se është rikthyer në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve.
Para disa ditëve Hasani dha dorëheqje morale për shkak të tragjedisë e cila ndodhi në spitalin modular në Tetovë.