2.8 C
Skopje

Flet i ati i Elton Metës: E vrau ditën e lindjes së tij, ishte si vajza jonë

Ditën e premte, publiku u trondit nga një ngjarje e rëndë! Një tjetër grua humbi jetën, pasi u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj.

Është fjala për vrasjen e Sabrina Bengas, e cila u ekzekutua nga 31-vjeçari, Elton Metaj. Nëna e një vajze të mitur u përcoll për në banesën e fundit, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Zhupan, ku Metaj kishte shkuar në banesën e prindërve të saj dhe e qëlloi kur po darkonte. Ai njihej si person problematik.

Babai i Elton Metës ka thënë për emisionin “Shqipëria Live” se vrasja ka ndodhur në ditën e lindjes së 31-vjeçarit. Madje ai ka treguar se Sabrina i kishte thënë Eltonit se e donte.

“Mos i ndodhtë askujt kjo që më ndodhi mua. Ajo nuk ishte vetëm nusja e shtëpisë, por edhe vajza jonë. E rritëm vetë, e morëm 15 vjeçe. Na ka lënë një dhembshuri të madhe në zemër, këtë zi nuk e ka vetëm familja e saj, por edhe ne.

Nuk kisha mundësi ekonomike të nxirrja djalin nga burgu. Eltoni ishte mirë në shtëpi. Veprimin e bëri në ditën e lindjes. E bëri nga ngarkesa e pijes alkoolike. Kishte një presion nga ana e familjes së saj. Sabrina e donte. I thoshte le të ikë babi në Itali, e do ta rregullojmë muhabetin”, tha babai i 31-vjeçarit.

I pyetur nëse kanë frikë nga marrja e gjakut, i ati i Eltonit tha: “Gjaknxehtësia është, ka një far të drejte tjetri që të marrë hak”.

Ndërsa duke folur për bisedën që ka pasur me Eltonin pas ngjarjes së rëndë, ai tha: “Babi e bëra këtë veprim, u bëfsh lëmsh, mos e sjell kokën. Më ka ikur edhe djali, edhe Sabina nga jeta”.

TË FUNDIT

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...

Ali Ahmeti: Çdo Janar kujtojmë personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Çdo Janar bëhemi bashkë në Sheshin Skenderbeu për të kujtuar personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skenderbeun që me shekuj...