32.8 C
Skopje

BDI Dega Gostivar dhe Iniciativa qytetare “Gostivari që duam” firmosën memorandum bashkëpunimi

Memorandumi i bashkëpunimit për Gostivarin që duam

Inicativa qytetare Gostivari që dua, pas takimeve me përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike, vendosi që të lidhë bashkëpunim me Bashkimin Demokratik për Integrim – BDI, dega në Gostivar.

“Drejtuesit e Iniciativës, pas shqyrtimit të ofertave nga subjektet politike, njëzëri konstatoi që Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, tregoi gatishmëri, seriozitet dhe u dakordua për bashkëpunim dy palësh duke pranuar programin tonë për Gostivarin që duam në tërrësi duke pranuar edhe specifikat e paracaktuara, siç janë afatet e realizimit të programit me prioritet projektet që japin zgjidhje për problemet kryesore me të cilat ballafaqohen sot banorët e Gostivarit”, tha Lekë Dalipi nga Iniciativa në ditën e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim.

Memorandumi i nënshkruar me datë 10 shtator – 2021, obligon palët për bashkëpunim të ngushtë në interes të qytetarëve të Gostivarit dhe në mënyrë që të bashkojmë forcat për të zbatuar projekte vendimtare për të rinovuar komunën në një jetë moderne dhe të denjë  vend per te jetuar.

Ky bashkëpunim është rënë dakord të zgjasë nga dita e nënshkrimit deri në fund të mandatit të ardhshëm të kryetarit të sapozgjedhur dhe këshillit të komnal të Komunës së Gostivarit 2025.

TË FUNDIT

Muhamed Useini i bashkohet FC Prishtinës

Muhamed Useini është lojtari i radhës që i bashkohet FC Prishtinës. Mbrojtësi nga Tetova ka luajtur me sukses për 3 vitet e fundit në...

Kurti vizitoi bujqit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka komentuar për kohën e të korrave në Kosovë. Kurti u...

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...