11 kandidatë për kryetar komune nga Lëvizja Besa dhe 22 lista për këshilltarë komunal

0
91

Pas mbarimit të afatit të dorëzimit të listave të kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë komunalë, burimet tona mbrenda Lëvizjes BESA bëjnë të ditur që kjo parti, në afatin e fundit ka dorëzuar në KSHZ listën prej 11 kandidatëve për kryetar komune si dhe 22 lista për këshilltarë komunalë.

Me slloganin e tyre “Me ka krejt”, siç shprehen nga kjo parti, ata synojnë të fitojnë të gjitha komunat ku ata garojnë, si dhe listat e tyre për këshilltarë besojnë se janë më të denjat, me njerëz profesionistë, të rinjë e të reja për të ecur përpara proceset e ngecura tash e një dekadë.

Lideri i kësaj partie, Bilall Kasami do t’i prijë Tetovës, Blerim Sejdiu Zhelinës, Kastriot Rexhepi Çairit, Fadil Zendeli Gostivarit, Daut Memishi Tearcës, Senad Ameti Vrapçishtit si dhe Fatmir Sabriu Bogovinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here