31.8 C
Skopje

Berisha thirrje demokratëve: Të bashkohemi e të hedhim në kosh vendimin antistaturor të pengut Basha

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në mediat sociale u kërkon demokratëve që mos të largohen nga radhët e partisë, por të bëhen të gjithë bashkë kundër Lulzim Bashës.

Në një postim në mediat sociale, Berisha shkruan se të gjithë demokratët duhet të bëhen bashkë për të hedhur në koshin e plehrave vendimin e Bashës, të cilin e quan antistatutor dhe amoral. Po ashtu kreun e PD e quan të marrë peng.

“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha”, është ky reagimi i Berishës.

Ky reagim i ish-kreut të PD vjen në një kohë kur ka nisur një seri sulmesh ndaj Lulzim Bashës, pasi ky i fundit e përjashtoi nga Grupi Parlamentar. Përjashtrimi i Berishës erdhi pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA./tvklan.al

TË FUNDIT

Nafta nga mesnata më lirë në Maqedoni, ja si do jenë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që të lirojë për 2.50 denarë çmimin e dizelit, ndërsa nuk ka ndryshim...

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...