29.8 C
Skopje

Arifi: Asnjëherë nuk do t’i harrojmë viktimat e 8 shtatorit

Në ditët e kaluara të gjithë u tronditëm thellë për viktimat e tragjedisë së tmerrshme të mbrëmjes së 8 shtatorit, dhe të gjithë jemi ende në zi. Të gjithë jemi të pikëlluar për ata që humbën jetën, dhe sot të gjithë qëndrojmë pranë familjeve në këto ditë të errëta dhe ml të dhimbshme në historinë e Tetovës.

Por edhe tani, kur gjithçka shfaqet e errët dhe e trishtë, ne nuk duhet të harrojmë dritën. Drita e 12 pacientëve që mbijetuan për shkak të mjekëve, infermierëve dhe qytetarëve guximtarë, të cilët ndihmuan në evakuimin e këtyre pacientëve nga ky ferr zjarri. Dhe zjarrfikësit, të cilët e shuan zjarrin shpejt dhe në mënyrë profesionale dhe kështu parandaluan rrezikun për edhe më shumë njerëz. Dhe policia jonë që siguroi vendin dhe mbajti rendin në një situatë të ndjeshme dhe të rrezikshme bashkë me forcat e armatës. Dhe gjithashtu dua të përmend edhe Bashkësinë Fetare Islame dhe të gjithë ata që qëndruan pranë familjeve, dhe akoma i mbështesin për të kapërcyer sa më lehtë këtë tragjedi.

Guximi, profesionalizmi dhe solidariteti juaj na japin shpresë dhe dritë në këto ditë të errëta. Sot është dita juaj e nderit. Dua t’ju falënderoj nga zemra në emër të të mbijetuarve, por edhe në emër të gjithë qytetit tonë. Unë e di se në këto pak ditë, ne nuk mund të identifikonim të gjithë ata që ndihmuan dhe jo të gjithë janë këtu sot, por mirënjohja jonë është për të gjithë ata që kontribuan që kjo tragjedi të mos përkeqësohej.

Ne kurrë nuk do t’i harrojmë viktimat e 8 shtatorit, por gjithashtu do t’i kujtojmë gjithmonë veprat e të gjithë juve që ndihmuat dhe nuk kursyet veten në këtë tragjedi. Tetova dhe i gjithë kombi është krenar me JU!

TË FUNDIT

Dehari: Degradimi po merr fund, komuna kujdeset për stadiumin e “Vëllazërimit”

I pari i Kërçovës është shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale se komuna me të gjitha kapacitetet punuese është duke u kujdesur që stadiumi i "Vëllazërimit"...

Bislimi: Anëtarësimi i Finlandës në NATO duhet të bëhet sa më shpejt, e të pasojë me Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në konferencën e përbashkët me ministren finlandeze për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e...

Grubi: Urime Dita e pavarësisë Amerikë!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka uruar Ditën e pavarësisë së Amerikës. Grubi është shprehur...

Edi Rama uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Rama ka shtuar se Dita e Pavarëssisë së...