29.8 C
Skopje

Vojvoda shpreh krenari dhe pasion për Kosovën

Mërgim Vojvoda e ka shprehur krenarinë, nderin dhe pasionin për Kombëtaren e Kosovës, në një reagim në rrjetet sociale një ditë pas humbjes kundër Spanjës në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

Mbrojtësi i Torinos luajti 90 minuta në një humbje dëshpëruese 2:0 të Kosovës në kualifikuesen e së mërkurës në Stadiumin Fadil Vokrri, raporton Gazeta Express.

Kosova ka mundur shumë lehtë ta shkaktonte njërën prej tronditjeve më të mëdha në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2022 dhe njëkohësisht fitoren më të madhe në historinë e vet, por doli nga fusha duke e mbajtur kokën me duar dhe duke i qarë rastet e humbura.

Sulmuesit Vedat Muriqi dhe Milot Rashica ishin përgjegjës për shpërdorimin e rasteve të shumta një kundër një në një natë të pafat për verdhekaltrit.

Dosido, Vojvoda ndihet krenar dhe i nderuar që e djersit fanellën e kombëtares dardane.

“Pasion, Krenari, Nder”, shkroi 27-vjeçari në Facebook, i cili luajti titullar në të tri ndeshjet e Kosovës në shtator.

Kosova do t’i ketë edhe tri ndeshje deri në mbylljen e fushatës kualifikuese për Katar 2022, por është e pashpresë dhe pa ndonjë gjasë për ta siguruar pjesëmarrjen në një Kupë Bote për herë të parë.

Dardanët janë në vendin e katërt në Grupin B me katër pikë, nëntë më pak se liderja Spanja dhe pesë më pak se vendi i dytë, Suedia.

TË FUNDIT

Bislimi: Anëtarësimi i Finlandës në NATO duhet të bëhet sa më shpejt, e të pasojë me Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në konferencën e përbashkët me ministren finlandeze për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e...

Grubi: Urime Dita e pavarësisë Amerikë!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka uruar Ditën e pavarësisë së Amerikës. Grubi është shprehur...

Edi Rama uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Rama ka shtuar se Dita e Pavarëssisë së...

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...