14.8 C
Skopje

Takimi i Kurtit me Merkel – Arifi: Mund të flitet edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Më 13 dhe 14 shtator kancelarja Angela Merkel zhvillon një turne lamtumire në Ballkanin Perëndimor. Profesori universitar Dritëro Arifi, thotë se në këtë vizitë mund të diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku sipas tij, kancelarja mund të ofrojë këshilla për dy vendet.

Arifi ka thënë se në këtë takim pritet që Merkel të inkurajojë kryeministrat që të vazhdojnë reformat në ekonomi, bashkëpunimin rajonal si dhe rrugën drejt integrimit evropian.

“Merkel e ka paralajmëruar shumë më herët që do të ketë një vizitë në Ballkanin Perëndimor dhe pikërisht e ka përcaktua vendin, pra Tiranën zyrtare që të takohet me disa kryeministra, siç është me kryeministrin e Shqipërisë, të Kosovës, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore. Pra unë mendoj që është një takim lamtumirës për vendet e Ballkanit Perëndimor që t’i inkurajojë që të vazhdojnë me reformat në ekonomi, po ashtu t’i inkurajojë për bashkëpunimin rajonal për nga këndvështrimi i procesit të Berlinit dhe t’i inkurajojë në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, është shprehur ai.

Sipas Arifit edhe pse jo në mandatin e Merkel, synimi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të vazhdojë nga kushdo që vjen si pasues i saj.

“Mos të harrojmë Angela Merkel për fat të mirë të Ballkanit ka qenë njëra prej kampionëve që ka lobuar më së shumti për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një fat i keq nga ana tjetër sepse po e përfundon mandatin pa e realizua ëndrrën e saj, pra integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por besoj që pasuesit e saj kurdo që vijnë në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani do ta vazhdojë ëndrrën e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor si tërësi në BE”, ka shtuar ai.

Tutje Arifi ka vlerësuar se kancelarja Merkel në këtë rast mund të flas me kryeministrin Kurti edhe për temën e dialogut me Serbinë.

Sipas tij ajo mund të ofrojë ndonjë këshillë për mënyrën e qasjes që Kosova duhet ta ketë në Bruksel.

“Sigurisht që do të preket edhe ajo temë ndoshta nuk e di sa mund të thellohet sepse ne nuk kemi informata, por po supozojmë që gjithsesi do të jetë njëra prej temave sidomos me Kurtin do të jetë bisedë edhe dialogu apo negociatat Kosovë-Serbi, se si po shkojnë, ndoshta edhe ndonjë këshillë se si do të duhet t’i qasemi, ndoshta pak më ndryshe. Do të jetë edhe një inkurajim edhe për Kosovën që të vazhdojë me ato reformat e integrimit evropian sepse edhe pse Kosova ligjërisht e ka të pamundur që të integrohet në mënyrën se si është tash BE po në të ardhmen e afërt nuk mund të dihet se çfarë lëvizje mund të ketë edhe brenda BE-së sa i përket raportit me Kosovë”, ka përfunduar ai për EO.

TË FUNDIT

ALI AHMETI : Kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar popullin shqiptar me rastin e ditës së flamurit. Ahmeti mes tjerash ka shkruar;109 vjetori i...

Ky është mesazhi i Grubit për 109 vjetorin e pavarësisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një ostimi në faqen e tij zyrtare në facebook...

Rexhepi: Kjo ditë e madhe e kombit tonë, sot e përjetë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë

Deputeti Kastriot Rexhepi ka uruar festën e 28 nëntorit, duke shkruar se kjo ditë i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Urimi i deputetit...

Mesazh i fuqishëm i Abdulselam Selamit në Ditën e Flamurit: Dita e Flamurit me betimin për përgjegjësi më të lartë shoqërore!

Zëvendës drejtori i drejtorisë për të ardhura publike Abdulselam Selami vjen me një mesazh të fuqishëm për ditën e flamurit. Më poshtë mund të lexoni...

BERZH: Termocentrali i parë diellor në Oslomej, do të reduktohen ndjeshëm emetimet e CO2

BERZH sot ka njoftuat për investimin e ri në Oslomej, përkatesisht ndërtimin e termocentralit diellor. Krenarë që po investohet në inovacionin e gjelbër në Maqedoninë...