32.8 C
Skopje

Shtrenjtohet çmimi i bukës në Maqedoni

Ditëve të fundit në disa furrat private të bukës është vërejtur rritje e çmimit të bukës për 5 denarë.

Ky shtrenjtim për qytetarët është i papranueshëm dhe rëndon edhe më shumë buxhetin e tyre familjar. Ata shprehen se nuk janë të befasuar nga rritja e çmimeve sepse veçmë janë mësuar me këtë dukuri pasi siç shprehen çdo ditë po përballen me to, por kjo e bukës thonë se është kulmi.

“Kjo nuk është normale, çdo dit po përballemi me çmime të reja, dje u shtrenjtuan vaji, sheqeri dhe shumë artikuj tjerë, të nevojshëm për jetën e përditshme, dhe ja tani së fundmi edhe buka, kjo është e patolerueshme”, shprehet një qytetar.

“Vërtet është e papërballueshme, nuk mundet të shtrenjtohen të gjitha gjërat e vetëm rroga të mbet e njëjta. Jemi dëshmitarë se çdo ditë po përballemi me çmime të reja. Por kjo me bukën është kulmi”, tha një tjetër qytetar.

Alsat, ka kontaktuar me Shoqatën e Mullistëve, por nga atje nuk deshën të komentojnë shtrenjtimet e fundit, nën arsyetimin se kreu i kësaj shoqate është në pushim vjetor.

TË FUNDIT

Muhamed Useini i bashkohet FC Prishtinës

Muhamed Useini është lojtari i radhës që i bashkohet FC Prishtinës. Mbrojtësi nga Tetova ka luajtur me sukses për 3 vitet e fundit në...

Kurti vizitoi bujqit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka komentuar për kohën e të korrave në Kosovë. Kurti u...

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...